Ramiz Iljazi arsimtar i matematikës Sh.F.K. " Besa " F.Veshallë
"Për të gjithë ata që e duan matematikën, por edhe për ata të cilët matematikën kanë kokëdhembje "
Këtë portal timin më së shumti ua dedikoj prindërve të mi, babait tim i cili nuk pati fatin të jetë në jetë dhe të ndjek ritjen time dhe shkollimin tim, edhe pse aq shum e ka dashtur shkollën, por jeta nuk ia mundësoi një gjë të tillë pasi u shua në moshë shumë te re. Poashtu në veçanti këtë portal ia dedikoj nënës sime e cila që nga mosha ime 6 vjeçare, kur mbeta pa baba, ajo ka qenë engjëlli i im mbrojtës. Nëna ime sakrifkioi çdo gjë vetëm e vetëm që mua të më shkollojë dhe të plotësoj amanetin e babait tim të ndjerë Falimenderit Nënë për gjithçka çfarë ke bërë për mua, falimenderit drita e syve të mi. Të nderuar kolegë të Matematikës. Këtu i keni të gjitha planet mësimore për sa i përket lëndës së matematikës, plane të të cilët janë futur eko-standardet, TIK-u dhe Sipërmarësia. Klikoni mbi to dhe mund ti shkarkoni në kompjutorin tuaj. Me respekt nga unë Ramiz Iljazi.